Ahmeti: Procesi aktual i dialogut për Kurtin, një realitet kur je në qeverisje

Ish-kreu i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke precizuar decidivisht çështjen e marrëveshjes së fundit në Ohër. Sipas tij, nuk mund të thotë nëse Kurti është dashur të pranojë apo jo, por duhet menduar gjithmonë alternativën, përcjell lajmi.net. Ndërkaq, në T7 potencoi se i gjithë ky proces për Kurtin,…

Lajme

22/03/2023 00:01

Ish-kreu i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke precizuar decidivisht çështjen e marrëveshjes së fundit në Ohër.

Sipas tij, nuk mund të thotë nëse Kurti është dashur të pranojë apo jo, por duhet menduar gjithmonë alternativën, përcjell lajmi.net.

Ndërkaq, në T7 potencoi se i gjithë ky proces për Kurtin, është një realitet që shfaqet kur je në qeverisje.

“S’besoj që ka nevojë me i thon dikujt unë që qa ka thonë (Kurti) e qa ka bo. Ajo kërkon veç vesh edhe sy. Unë mendoj që ka qenë proces normal i një realitieti kur je në qeverisje. A e ka ditë ai prej fillimit që mundet me ndodh? Janë gjëra që mundemi me i diskutu.

E kena ligj na, ose jena tu e shkel Kushtetutën na ose më zhbë. Krejt diskutimi është për Asociacionin. S’mundem me thon që Kurti s’është dashtë me pranu, se unë gjithë e mendoj cila është alternativa”.