Ahmeti: Prishtina e Tirana të flasin me një zë

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni duke thënë që diskriminimi sa i përket gjuhës shqipe është i papranueshëm.

Lajme

01/03/2017 22:50

Tutje Ahmeti ka thënë që shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar përderisa bëri thirrje që Prishtina e Tirana të flasin njëzëri.

“Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi”, shkruan Ahmeti.