Ahmeti: Presioni me u ndërtu lagjja në Badoc më së shumti më ka ardhur nga Vetëvendosja
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë sot se ka pasur presion nga Vetëvendosja për lejimin e ndërtimeve në liqenin e Badocit.
Lajme
Ai ka thënë është pro anulimit të kushteve të ndërtimit por këtë së pari duhet ta bëjë ministria.
Me këtë rast ka nisur polemika me asambleistët e Vetëvendosjes. Me një moment, kryetari Ahmeti i është drejtuar asambleistëve të Vetëvendosjes.
“Mos më shtini me folë se presionin ma të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosja”, ka thënë Ahmeti.
Me këtë rast kanë ndërhyrë asambleistët e Vetëvendosjes, duke i thënë që të flasë.
“Fol – fol se skemi asgjë me fshehë”.
Seanca e jashtëzakonshme për Badovcin po vazhdon akoma ku po kërkohen anulimet e kushteve të ndërtimit në liqenin e Badocit. /Lajmi.net/