Ahmeti përzihet pak kah qeveria: Po e shkel ligjin, gjysma e ministrive s’udhëhiqen nga gratë

Kuvend komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Lajme

10/08/2020 12:27

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk duhet të bëhet obligative përfaqësimi i grave me 50%, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se edhe Qeveria e Kosovës është shkelës i ligjit sepse nuk i ka 50% të grave ministre.

“Vendimet që merren për një ditë unë mendoj që janë gabime të gabueshme dhe mendoj që kjo duhet të shkojë në gjyq sepse na kanë paditur”.

“Qeveria e Kosovë është shkelës i ligjit sepse nuk i ka shumicën e ministrave gra. Secila parti të përfaqësohet në komitetin për Politikë dhe Financa”.

“Duhet të synohet, por nuk duhet të jetë obligative që të jeta 50/50, dhe kjo ka ndodhë në kohën e ish-kryeministrit Haradinaj ku na është dërguar një letër që të jenë të përfshirë 50/50 edhe gratë”.