Ahmeti për dy milionët: A ka garanci që kjo është hera e parë që ka vjedhë dikush me këtë metodë?
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas vjedhjes së më shumë se dy milionëve nga thesari në Ministrinë e Financave.

Lajme
Ahemti përmes një postimi në Facebook, vjedhjen nga thesari i shtetit e ka krahasuar me një serial. Duke pyetur nëse ka garanci qe është kjo hera e parë që ka vjedhur dikush me këtë metodë?
Postimi i plotë:
Re: Vjedhja në thesar
Në serialin tashmë të njohur të Netflix, Ozark, Jason Bateman e luan një shpërlarës të parave që punon për një kartel meksikan të drogës.
Kur kryeshefi i kartelit e zbulon se disa nga kolegët e Martyt (karakteri i Bateman) kishin vjedhë para nga karteli, i mbledh avokatët dhe në kërcënim të vrasjes ja u ben një test pyetje, në qoftë se ata duan të shpëtojnë.
Ju thotë, Pastruesen në shtëpi që e kam pas qe 20 vite e kam zënë që mi ka vjedh 10 dollarë. Cka duhet me vepru me të? Ata të parët i thonë se duhet me ja fal se pak para, hera e parë etj etj. Përgjigje e gabuar sipas atij.
Marty i thotë duhet ta largosh nga puna menjëherë.
Në pyetjen pse, ai thotë: nuk është hera e parë që të ka vjedh, është hera e parë që e ke zënë.
Edhe me vjedhjen e thesarit në Kosovë. A ka garancë që kjo është hera e parë që ka vjedhë dikush me këtë metodë, e jo hera e parë që i kanë zënë? /Lajmi.net/