Ahmeti: Parkingu nëntokësor me mbi 500 vendparkime, nis sivjet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të parkingut nëntokësor në Prishtinë me mbi 500 vendparkime.

Lajme

17/06/2019 10:30

Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, ka shkruar se Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka dhënë të drejtë Komunës së Prishtinës për parkingun nëntokësor.

“OSHP i ka dhënë të drejtë Komunës për parkingun nëntokësor dhe për procedurat e ndjekura, prandaj tani mund të vazhdojmë. Parkingu nëntokësor me mbi 500 vendparkime do të fillojë sivjet. Parku sipër do të zgjerohet”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/