Ahmeti: Nuk jemi të lirë, deri kur të lirohet Ramush Haradinaj

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti iu është derjtuar qyetarëve protestues që po kërkojnë kthimin e Haradinajt në Kosovë.

Lajme

04/03/2017 13:47

Ai ka thënë se përgjigja më e mirë për arrestimin e tij nga Franca, është numri i madh i protestuesve sot, raporton lajmi.net

“Mbajtja e Ramushit në Francë dhe paralajmwrimi për sjellje të demerkacionit nuk është e rastësishme. Por edhe Ramushi edhe ne u themi Demarkacioni nuk kalon. Nese ata mendojnë që më aktakuza të rreme po mbajnë peng vetëm Ramushin gabojnë sepse nuk munden me aktakuza të rreme të na mbajnë peng. Nuk do të përulemi para shkeljes së dinjitetit tonë, shkatërrimin e republikës sonë sepse këtë u akemi borxh dëshmorë tonë”, u shpreh Ahmeti. /Lajmi.net/