Ahmeti: Nga marrëveshja të gjithë janë fitimtarë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka vlerësuar se nënshkrimi i marrëveshjes për tejkalimin e krizës në Maqedoni është një e arritur e madhe e partive politike.

Lajme

19/07/2015 23:36

Ai ka shprehur optimizëm se marrëveshja do të zbatohet meqë të gjithë janë fitimtarë.

Për gazetën ‘Epoka e Re’ Ahmeti ka thënë se kjo marrëveshje do të ndikoj pozitivisht në fushën e investimeve, në vazhdimin e negociatave për anëtarësim në strukturat euroatlantike, si dhe do të ketë efekt në avancimin e raporteve ndëretnike.

Lideri i BDI-së ka bërë me dije se çdo ditë e më tepër shqiptarët po avancojnë sa i përket përfaqësimit në dikastere të ndryshme të shtetit.