Ahmeti në takim te Zaevi (Video)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pasdite është takuar me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, në selinë e partisë në “Bihaqka”.

Lajme

01/03/2017 19:41

Ali Ahmeti gjatë hyrjes në selinë e LSDM-së, nuk ka komentuar se për çfarë është takimi.

Takimi ka ardhur pasi Zaev i ka dorëzuar nënshkrimet Gjorge Ivanovit, i cili duhet t’ia jep mandatin për formimin e Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

BDI pasdite ka pasur takim edhe me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, por ende nuk ka vendosur se çfarë do të vendosin – të hyjnë në Qeveri apo të ngelin në opozitë.