Ahmeti Mustafës e Thaçit: Dhuna po bëhet për ta mbrojtur pushtetin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës e Hashim Thaçit. Sipas tij, Mustafa e Thaçi në konferencën për media i kërcënuan edhe më shumë qytetarët.

Lajme

27/01/2015 18:44

Lexojeni të plotë shënimin e tij në Facebook:

Mustafa e paska thirr kryeministrin e Punëve të Jashtme me i ndihmu në konferencë për me i kërcënu edhe më shumë qytetarët. Sipas tyre me dhunë e paskan shpëtu pushtetin që natyrisht është halli më i madh i tyre.

Mustafa nuk mujti pa më përmend duke treguar se i ka shpenzuar 8 milionë në shesh dhe se unë po tentojsha me ja prish. Më mirë është me fol për keqpërdorimet milionëshe në shesh.

Më mirë është me fol për Jabllanoviqin. Më mirë është me fol për migrimin e jo për paranojën e ruajtjes së pushtetit. Më mirë është me fol për atë çka po na pret si Kosovë me këtë qeveri.

Duke i parë rrahjet e qytetarëve, jam i tmerruar me masat që Mustafa i merr duke menduar se qytetarët po donë me ja marr karrigen.