Ahmeti: Moment historik, për Maqedoninë, por edhe për rajonin

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me t’u votuar ndryshimet kushtetuese në Kuvend, tha se ky është një moment historik dhe një sukses për gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ai nuk la pa përmendur edhe guximin e deputetëve të cilët u solidarizuan me shumicën parlamentare.

Lajme

12/01/2019 12:17

”Sot është vendosur për të ardhmen e këtij vendi, është vendos për një paqe shumë më të qëndrueshme, stabilitet dhe duhet të përshëndetur gjithë ata deputetë të cilët morën guxim dhe u solidarizuan me shumicën parlamentare që kjo Marrëveshje të realizohet dhe të marrë rrugën drejt realizimit të plotë dhe anëtarësimit sa më parë të Maqedonisë në NATO dhe BE”, tha Ahmeti.

Sipas tij, ky është një zhvillim historik, si për vendin ashtu edhe rajonin.

“Dhe ky trend do të vazhdojë edhe më tutje në vendet e Evropës Juglindore për të përmbyll gjithandej ato probleme të mbetura si pasojë e Luftës së parë botërore dhe bëhet me rastin e 100 vjetorit të konferencës së Versajës dhe tani po bëhen hapat e parë nga më serioze për përmbylljen e tërë problemeve nga të cilat ka lënguar Evropa Juglindore. Uroj që edhe vendet e tjera të gjejnë kurajën dhe të arrijnë marrëveshje sa më parë që Evropa Juglindore të jenë një rajon i paqtë dhe tërësisht i integruar në NATO dhe BE”, ka theksuar mes tjerash, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.