Ahmeti: Me mendje e zemër me Gjilanin pas aksidentit të tmerrshëm

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ofruar ndihmën e tij qytetit të Gjilanit, pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi.

Lajme

07/03/2019 17:20

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka shprehur ngushëllime familjes Çoçaj, ku në aksidentin e tmerrshëm në Gjilan humbi jetën Qerim Çoçaj, raporton lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar po ashtu se Prishtina është në gatishmëri për ta ndihmuar për çdo gjë Gjilanin.

Ndryshe, në aksidentin i cili ndodhi në mesditë në Gjilan, ku një kamion ka goditur disa vetura, për pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar 16 të tjerë.

Postimi i plotë i Ahmetit pa ndërhyrje:

Me mendje e zemër me Gjilanin pas aksidentit të tmerrshëm. Ngushëllime familjarëve dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Qëndrojmë në gatishmëri për çdo gjë që duhet ndihmuar. /Lajmi.net/