Ahmeti: Koalicioni VLEN nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve
Fronti Evropian ka mbajtur sot një mbledhje në Tetovë, në të cilën u miratua një deklaratë politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet, e cila u tha se do t’u dërgohet të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Fronti Evropian thotë se koalicioni i ri qeverisës shkel mbi legjitimitetin e komuniteteve të tjera etnike, rëndon…

Lajme
Fronti Evropian ka mbajtur sot një mbledhje në Tetovë, në të cilën u miratua një deklaratë politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet, e cila u tha se do t’u dërgohet të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Fronti Evropian thotë se koalicioni i ri qeverisës shkel mbi legjitimitetin e komuniteteve të tjera etnike, rëndon bashkëjetesën, demokracinë dhe nuk duhet të lejohet.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se shumica e re parlamentare mes partisë fituese të zgjedhjeve, VMRO DPMNE, dhe koalicionit VLEN, i cili përbëhet nga katër parti shqiptare, nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Ai ka thënë se me mosrespektimin e legjitimitetit të votës nënkupton kthim prapa, zhbërje të të arriturave të deritanishme të përbashkëta, andaj bëri thirrje që kjo të mos ndodhë, pasi siç tha, të gjithë bashkë kanë përgjegjësi për paqen, sigurinë, stabilitetin e vendit dhe rajonit tonë.
Kryetari i BDI-së po ashtu theksoi se deklarata e nënshkruar të dielën nga Fronti Evropian do t’u dërgohet qendrave ndërkombëtare të vendosjes, Bruksel, Uashington, Londër, Paris, vendeve të rajonit, me qëllim që të rritet vëmendja se në çfarë drejtimi po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit e arritur me sakrificë dhe me gjak në Maqedoninë e Veriut