Ahmeti i reagon Vuçiqit: Dialogu vazhdon vetëm pasi Serbia të ndalë lobimin për tërheqjen e njohjeve

Sot është mbajtur takimi i planifikuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Lajme

08/11/2018 22:00

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të hiqet taksa prej 10 për qind ndaj produkteve serbe, transmeton lajmi.net.

Ai ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili tha se dialogu mund të vazhdojë vetëm pasi Kosova të tërhjekë vendimin për taksa në mallrat serbe, duke thënë se Kosova duhet t’i thotë Serbisë se dialogu mund të vazhdojë vetëm pasi Serbia ndal lobimin për tërheqjen e njohjeve dhe sulmet e tjera.

Ky është postimi i plotë i tij:

Vucic paska thënë që dialogu vazhdon vetëm pasi Kosova të tërhjekë vendimin për taksa në mallrat serbe.

Atëherë edhe ne duhet të themi që dialogu vazhdon vetëm pasiqë Serbia ta ndal lobimin për tërheqjen e njohjeve dhe sulmet e tjera që i bën në baza ditore./Lajmi.net/