Ahmeti: Edhe kjo valë e COVID-19 u ngadalësua, vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur rreth situatës me COVID-19 në kryeqytet, duke thënë se rastet janë në ulje e sipër.

Lajme

05/05/2021 19:20

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur rreth situatës me COVID-19 në kryeqytet, duke thënë se rastet janë në ulje e sipër.

Ahmeti tha se kjo valë u ngadalësua, por sipas tij vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

“Sipas statistikave zyrtare të IKSHP deri më sot në Prishtinë kemi regjistruar 40 mijë raste me COVID 19, dhe 350 persona kanë vdekur nga virusi.Sot, aktiv i kemi 352 raste.  Si duket edhe kjo valë u ngadalësua.  Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi valë të tjera. Vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme”, shkroi Shpend Ahmeti./Lajmi.net/