Të Infektuar: 41.299

Të Shëruar: 26.453

Të Vdekur: 1.062

Ahmeti: Çfarë masash janë këto tek ne orë policore, ndërsa mundesh me shku në Tiranë me 546 raste

20:53 | 22 Nentor 2020

222

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar një fotografi e cila u realizua së fundi në Tiranë.

Ahmeti tha se postimi nuk është kundër Tiranës, por rreth asaj se çfarë masash janë marrë këto ditë në Kosovë me orë policore kur qytetarët mund të udhëtojnë drejt Tiranës e Shqipërisë  me nga 546 raste, transmeton lajmi.net.

Ahmeti theksoi se mundesh të udhëtosh në Tiranë, por jo në Prishtinë.

Duhet përkujtuar se që nga fillimi Ahmeti ishte kundër vendosjes së orës policore, por lënies hapur të kufijve me Shqipërinë dhe vendet tjera të rajonit.

Postimi i plotë:

E para ky post nuk është kundër Tiranës! Shpresoj që Prishtinalitë ta vizitojnë sa më shumë. Por çfarë masash janë këto në Kosovë me orë policore kur mundesh me shku në Tiranë e Shqipëri me 546 raste sot. Por nuk mundesh në Pr. Foto nga Tirana sot./Lajmi.net/