Ahmeti bënë thirrje për rezistencë ndaj sulmeve të krimit në Prishtinë

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka thënë se t’i rezistojë, siç shprehët, sulmeve të krimit në Prishtinë, duke e vlerësuar këtë si borxh ndaj vendit.

Lajme

14/02/2015 13:32

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se do t’i rezistojë sulmeve të krimit në Prishtinë.

Ai në një postim në Facebook, ndonëse nuk ka bërë të ditur se për çfarë sulmesh e për cilin krim e ka fjalën, ka shkruar se ky është borxh ndaj Republikës tonë.

“Do t’i rezistojmë bashkë sulmeve të krimit në Prishtinë. Këtë ja kemi borxh Republikës tonë”, ka shkruar Ahmeti.