Ahmeti akuzohet për kontrabandë droge

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Qamil Ahmetit nën akuzën për kontrabandë me drogë.

Lajme

30/03/2015 16:55

Në një njoftim të Prokurorisë Speciale të Kosovës bëhet e ditur se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Qamil Ahmeti.

I pandehuri dyshohet se pa autorizim ka shpërndarë, transportuar, dorëzuar, ndërmjetësuar dhe ka shitur substanca, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.

Me këtë ka kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurin, për veprën penale që akuzohet, ta shpallë fajtor dhe ta gjykojë sipas ligjit.