Ahmetaj: Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka folur mbrëmjen e sotme në një media për zhvillimet ekonomike në vend.

Lajme

15/09/2015 21:29

Ahmetaj ka deklaruar se Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike. Sipas tij, janë rritur eksportet dhe është kthyer prodhimi.

“Faktet tregojnë rritje eksportesh. Ekonomia i është kthyer prodhimit. Nga janari deri në mars është shënuar rekord investimesh. Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike”, ka thënë ministri Ahmetaj.