Ahmet Davutoglu, kryeministër i ardhshëm i Turisë

Partia sunduese në Turqi e ka zgjedhur ministrin aktual të Jashtëm, Ahmet Davutoglu, për kryeministër të ri të vendit.

Bota

21/08/2014 20:38

Davutoglu e ka zëvendësuar Erdoganin edhe në postin e kryetarit të partisë AK.

Erdogan është zgjedhur president i Turqisë, ndërsa punën e fillon më 28 gusht.

Përcaktimin për Davutoglun kryeministër e ka bërë Erdogan pas takimit të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, të mbajtur në Ankara.

Nominimi i Davutoglut do të zyrtarizohet gjatë një kongresi të partisë më 27 gusht, ndërsa ai do ta nisë punën një ditë më pas.

Davutoglu, i cili ka punuar si ministër i Jashtëm prej vitit 2009, do të ketë më pak fuqi se sa kryeministri aktual, Erdogan, i cili është zotuar se do të thyejë traditën e presidentëve ceremonialë në Turqi, duke thënë se do të bëhet burrë shteti i fuqishëm.