Ahengu familjar kthehet në përleshje në Klinë, përdoret edhe revolja

Në Klinë ka ndodhur dje një ngjarje e pazakontë.

Lajme

18/09/2019 10:08

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një ahengu familjar kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me armë me gas në ajër.

Nuk raportohet për të lënduar.

Nga njëri person i dyshuari është konfiskuar një revole  me gas ndërsa nga i dyshuari tjetër një revole e llojit Zigan me me 13 fishek të kalibrit 9×19 mm.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/