Aguero tek Barcelona punë e kryer, arrihet marrëveshja

Sergio Aguero do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës.

Sport

21/05/2021 19:25

Aguero ka pranuar ofertën “Blaugrane” dhe një ulje page për tu bashkuar me Barcelonën në sezonin e ardhshëm.

Kontrata do të jetë deri në vitin 2023 dhe argjentinasi do të ketë një rrogë më pak se 10 milionë euro.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur dhe Aguero do të jetë lojtar i Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi do të përfitojë një bonus në rast se Barcelona fiton Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/