Aguero pret vetëm një thirrje që të largohet nga Man City, thotë babai i lojtarit

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, duket se po e pret vetëm një telefonatë që të largohet nga Manchester City.

Sport

15/03/2019 17:30

Sipas bababit të Aguero, djali i tij është i hapur për një rikthim në Argjentinë, tek skuadra e Independiente.

“Askush nuk e telefonoi Sergion, apo mua. Skuadra nuk pati kontakte me ne. Sergio nuk mund të thotë se dua të kthehem. Duhet të ketë dëshirë edhe nga klubi” ka thënë Leonel Del Castillo, transmeton lajmi.net.

“Është gjithçka në rregull me presidentin Hugo Moyano. Nëse dikush e telefonon atë, besoj se ai do të jetë i gatshëm të caktojë një datë rikthimi” ka thënë tutje ai.

Aguero luan me skuadrën e Manchester City, ku ka nënshkruar kontratë të re që e mban në ‘Etihad’ deri në vitin 2021.

Në vitin 2003, kur ishte vetëm 15 vjeç e 35 ditë, Aguero ishte debutuesi më i ri në historinë e Independiente, ku filloi karrierën profesioniste. /Lajmi.net/