Aguero në vend të Ronaldos

Real Madrid do të bëjë përpjekje për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero, në rast të largimit të Cristiano Ronaldos.

Sport

02/10/2015 09:38

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid, në fund të këtij sezoni.

Ylli portugez është në qendër të spekulimeve rreth ndarjes me “Los Blancos” në verën e vitit 2016.

Kurse, nëse ndodh kjo, klubi nga Santiago Bernabeu tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e tij.

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid do të bëjë përpjekje për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero, në rast të largimit të Ronaldos.