Aguero në dyshim për ndeshjen ndaj Juventusit

Kun Aguero, ka pësuar një lëndim në gju dhe nuk është e sigurtë nëse do të mund të paraqitet kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/09/2015 21:28

Sulmuesi i Manchester Cityt, e ka pranuar se akoma nuk e din masën e lëndimit të tij në gju dhe se informacionet më të detajuara do t’i marrë të hënën.

Përmes një postimi në Twitter, lojtari ka informuar se analizat e tërësishme do të kryhen të hënën, për të e parë më qartë masën e lëndimit.