Aguero kthehet ndaj Liverpoolit

Manuel Pellegrini ka treguar se Sergio Aguero do të kthehet në fushë kundër Liverpoolit, pas lëndimit që e kishte pësuar më 12 mars. Përfaqësuesi argjentinas nuk ka luajtur për Manchester Cityn nga humbja 1:2 në shtëpi nga Barcelona, në Ligën e Kampionëve, ndërsa mund të kthehet më 13 prill në Anfield Road. “Sergio është OK.…

Sport

04/04/2014 16:03

Manuel Pellegrini ka treguar se Sergio Aguero do të kthehet në fushë kundër Liverpoolit, pas lëndimit që e kishte pësuar më 12 mars.

Përfaqësuesi argjentinas nuk ka luajtur për Manchester Cityn nga humbja 1:2 në shtëpi nga Barcelona, në Ligën e Kampionëve, ndërsa mund të kthehet më 13 prill në Anfield Road.

“Sergio është OK. Ai ka ushtruar me skuadrën, por këtë e ka nisur vetëm të enjten, kështu që i nevojitet më shumë kohë për të punuar, që të jetë 100 për qind i gatshëm”, deklaroi fillimisht trajneri kilian.

“Ai megjithatë nuk ka ndonjë problem me lëndim. Për këtë javë ishte shumë herët për të që të fillonte të luante, sepse ka punuar vetëm dy ditë, por javën tjetër ndaj Liverpoolit ai nuk do të ketë më probleme”, vazhdoi ish trajneri i Real Madridit.