Aguero, i lumtur tek City
Sergio Ramos nuk e sheh në një klub tjetër që nuk quhet Manchester City. Sulmuesi argjentinas synon të fitojë më shumë trofe me Citizens, ku ndihet mjaft i lumtur.

Sport
Sergio Aguero ka siguruar se nuk do të largohet nga Manchester City dhe se ndihet i lumtur në klubin anglez.
Sulmuesi argjentinas dha kontribut të madh për të arritur deri tek titulli i dytë i kampionit në tri sezonet e fundit, por dëshiron të fitojë edhe më shumë trofe me ekipin nga Etihad Stadium.
“Jam mjaft i lumtur këtu, është e jashtëzakonshme që e fituam një tjetër titull. Do të kthehem edhe më i fortë sezonin tjetër, për të fituar trofe të tjerë”, ka thënë ish futbollisti i Atletico Madridit për të përditshmen spanjolle, Sport.
Sipas mediave britanike, Real Madridi është i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro, për ta sjell në Santiago Bernabeu sulmuesin ‘El Kun’.