Aguero e Suarez, dy Messit e Premierligës

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka theksuar se ai dhe Luis Suarez janë “dy Messit” e Premierligës. Argjentinasi është përkrahës i madh i yllit të Barcelonës, si dhe rivalit të tij nga Liverpool, Suarez. Aguero dhe Suarez janë përshkruar si ‘Cristiano Ronaldo dhe Messi’ i Premierligës, por ish anëtari i Atletico Madridit preferon krahasimin…

Sport

05/04/2014 09:19

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka theksuar se ai dhe Luis Suarez janë “dy Messit” e Premierligës.

Argjentinasi është përkrahës i madh i yllit të Barcelonës, si dhe rivalit të tij nga Liverpool, Suarez. Aguero dhe Suarez janë përshkruar si ‘Cristiano Ronaldo dhe Messi’ i Premierligës, por ish anëtari i Atletico Madridit preferon krahasimin me bashkëkombësin e tij.

“Në vend të Messi dhe Ronaldo, ne jemi dy Messi”, deklaroi Aguero gjatë një interviste për FourFourTwo.

“Ne të dy jemi Messi. Mendoj, duhet të jem unë sepse jam argjentinas, por edhe Luis është nga Amerika e Jugut dhe i pëlqen të driblojë andaj ne të dy duhet të jemi ai”.

Aguero shpreson se Messi do të inspirojë Argjentinën drejt suksesit në Kampionatin botëror në Brazil.

“Ai është i jashtëzakonshëm dhe e bënë futbollin më të lehtë. Të luani përkrah më të mirit në botë është një privilegj”.