Aguero e Alaba i ofrohen Barcelonës

Dy prej lojtarëve të shumtë të cilëve do t’iu mbarojë kontrata me klubet e tyre përkatëse janë Kun Aguero dhe David Alaba.

Sport

23/01/2021 08:19

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka konfirmuar se Alaba nuk do të jetë me ta nga sezoni i ardhshëm pasi do të largohet nga klubi.

Në anën tjetër, Pep Guardiola nuk ka konfirmuar ndonjë largim të mundshëm të argjentinasit nga Citizens, shkruan lajmi.net.

Në Barcelonë, këtë vit do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ku Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa do të jenë kandidatët kryesorë për t’u votuar.

Aguero, një sulmues tipik ‘9’ dhe Alaba mbrojtës anësor i cili mund të luaj edhe në qendër,  po kërkojnë një rrugëdalje dhe opsioni për nënshkrimin e tyre tashmë u është dërguar kandidatëve të cilët po garojnë për presidencën e klubit.

Barcelona po kalon nëpër një krizë financiare dhe nënshkrimi i ndonjë lojtari me parametra 0, do të ishte i mirëseardhur./Lajmi.net/