Agron Mustafa tregon nëse po kandidon për kryetar të FFK-së

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura ditën e sotme.

Sport

28/03/2019 15:37

Fjala është për kuvendin e rregullt të punës në FFK, aty ku sopozohet se do të votohet edhe një mocion vetëbesimi ndaj kryetarit Agim Ademi.

Në të gjitha qarqet e futbollit, qysh pas vdekjes së Fadil Vokrrit, është përfolur për emrin e pasuesit të tij, ndërsa më i lakuari ka qenë ai i Agron Mustafës, ish drejtorit të VALA-s.

Ky i fundit, para pak çastesh, nëpërmjet telefonit i tha Gazetës Blic se nuk e ka ndërmend të kandidojë për kryetar të FFK-së dhe as që i ka shkuar mendja ndonjëherë:

“Nuk ka kurrfarë gjasa që të ndodhë kjo. As që e mendoj këtë gjë. Nuk kam dashur asnjëherë të luftojë për atë pozitë, as atëherë e as tash. Momentalisht jam jashtë edhe nuk kam informata për çfarëdo procesi që po zhvillohet”, përfundoi shkurt Mustafa.