Agon Ramadani është trajneri i ri i Kosovës në futsall

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) priti sot në takim Agon Ramadanin dhe Getart Hysenin, të cilët janë ish-lojtarë të futsallit. Ramadani dhe Hyseni përgjatë karrierës së tyre kanë kontribuar në futsall, duke e përfaqësuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare, transmeton lajmi.net. Pas përvojës së gjatë si lojtarë të futsallit, tani Ramadani dhe…

Sport

03/02/2023 16:39

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) priti sot në takim Agon Ramadanin dhe Getart Hysenin, të cilët janë ish-lojtarë të futsallit.

Ramadani dhe Hyseni përgjatë karrierës së tyre kanë kontribuar në futsall, duke e përfaqësuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Pas përvojës së gjatë si lojtarë të futsallit, tani Ramadani dhe Hyseni do të vazhdojnë kontributin e tyre në futsall, kësaj radhe në pozita më zyrtare.

Agon Ramadani e pason Arben Simitçiun në pozitën e trajnerit të Kombëtares A në futsall, ndërsa Getart Hyseni do të jetë ndihmës trajneri i tij.

Ramadani dhe Hyseni falënderuan për besimin e dhënë dhe premtuan se do të japin më të mirën për Kosovën./Lajmi.net/