Agon Myftari fryen Melihate Tërmkollin, reagon ish-deputetja

Agon Myftari e fryen Melihate Tërmkollin në një postim në Facebook.

ShowBiz

09/04/2021 20:13

Regjisori Agon Myftari me anë të një postimi në Facebook e ka fyer ish-deputeten e LDK-së, shkruan lajmi.net.

Ai shkroi “I kisha përla Brnabićin me Tërmkollin”, ndërsa në atë postim pranoi komente të shumta nga ndjekësit, që përmbanin gjuhë denigruese.

Por, pas gjithë reagimeve që nxiti, ai Agon Myftari vendosi që ta fshijë postimin.

Në anën tjetër, pas këtij postimi ka reaguar edhe vet Tërmkolli, e cila i dërgoi një “Letër dashurie”, regjisorit Myftari.

“Letër “dashurie” për Agon Myftarin!
Këta meshkujt shqiptarë të Kosovës, me gjasë duke pasë deficit burrash në politikë kanë fillu me i pa gratë e forta të politikës herë si burra, herë si të trasha e herë si të holla! Ty, regjisor, “intelektual”, të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë. Nëse don e nuk i beson vetes taman, merre edhe Tomën me vete e mandej shohim për Bërnabiqin. Nuk besoj që heqë dorë Albini nga pozita e Kryeministrit, po ku i dihet!
Pastaj, “përlahemi” edhe në gjykatë! Mbase shteti edhe funksionon!?”, shkruan ajo. /Lajmi.net/