Agolli: E pritshme mungesa e Bahtirit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës Armend Agolli, ka folur rreth takimit për kafe që ka pasur sot me kandidatët e tjerë për këtë komunë në veriun e kësaj komune.

Lajme

22/09/2021 12:48

Iniciativës së i janë bashkuar edhe kandidati i Partisë Demokratike Bedri Hamza, dhe përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare që garojnë në veriun e Mitrovicës.

Agolli tha se ishte e pritshme mungesa e Bahtirit.

Ai theksoi se një ambient i tillë do ta bënte kreun aktual të Mitrovicës të ndihej inferior.

“E pritshme mungesa e z. Bahtiri. Ambienti dhe niveli i takimit mbase do ta bënin të ndihej inferior. E mirëkuptojmë”.

Kandidati i LDK-së shtoi se pa dallime partiake duhet të qëndrojnë bashkë në përkrahje të banorëve shqiptarë që jetojnë matanë Ibrit.

“Sot, pa dallime partiake, ne duhet të qëndrojmë bashkë në përkrahje të banorëve shqiptarë që jetojnë matanë Ibrit. Ne e pëkrahim bashkimin e tyre në një iniciativ të përbashkët në mënyrë që roli i tyre në Komunën Veriore të Mitrovicës të rritet”./Lajmi.net/