Agolli: Armenia më e vështirë se Serbia

Ansi Agolli ka folur para ndeshjes që Shqipëria e zhvillon kundër Armenisë, duke thënë se do të jetë një përballje shumë më e vështirë sesa ajo kundër Serbisë që u zhvillua në Beograd në tetor të vitit të kaluar.

Sport

08/03/2015 17:43

Ansi Agolli ka thënë se ndeshja kundër Armenisë do të jetë shumë më e vështirë sesa ajo kundër Serbisë, që u zhvillua në tetor të vitit të kaluar.

“Unë mendoj se ndeshja me Armeninë do të jetë më e vështira deri më tani, ndoshta në anën sportive më e vështirë se ndeshja në Beograd”.

“Kjo, për vetë faktin se na kërkohet fitorja me çdo kusht. Mirëpo, ne duhet ta përgatisim me qetësi këtë takim. Nuk duhet të kemi presion më shumë se sa duhet, përkundrazi, duhet ta përgatisim si një ndeshje të radhës si kundrejt një kundërshtari me kualitete”.

“Le t’i lëmë ëndrrat mënjanë dhe të koncentrohemi vetëm te kundërshtari që kemi më 29 mars. Vetëm kështu mundemi të japim më të mirën tonë”, është shprehur mbrojtësi i Kombëtares për Gazetën Lajm.