Agnesa Vuthaj tregon se kur do të bëhet nuse

Agnesa Vuthaj mbrëmë te Rudina ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj private dhe karriera profesionale.

ShowBiz

20/03/2019 08:19

Meqë si modele shumë shpesh e kemi parë me fustanin e nusërisë, Agnesa tregon se kur do të bëhet njëmend nuse, shkruan lajmi.net.

“Kam bërë shumë foto me fustane nusërie, sa kam filluar ta humb atë kuptimin e vërtetë që kanë vajzat për fustanin e bardhë. Kur je modele s’e ke më aq shumë të rëndësishme”, ka thënë Agnesa.

Më pas ajo është shprehur se sa i përket jetës private nuk ka një datë kur do bëhet nuse, por do të presë se çfarë do të sjellë fati.

Bukuroshja jonë rrëmbeu kurorën e më të bukurës në vitet 2003-2004 dhe tani vazhdon të jetë e angazhuar akoma. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvM1ERQns5E/