Agnesa Vuthaj kujton momentin kur u shpall ‘Miss Kosova’

Agnesa Vuthaj nuk ka dyshim se është njëra nga femrat më të bukura shqiptare.

ShowBiz

19/03/2019 20:39

Në vitin 2003 ajo ishte shpallur “Miss Kosova”, epitet të cilin vazhdon të ruajë edhe sot, shkruan lajmi.net.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Agnesa kujton momentin e parë kur u shpall miss dhe ndjesinë që i krijoi.

“Në fakt kurora e parë që kam marë ishte ‘Miss Peja’, pasi vajzat në Pejë cilësohen më të bukura atëherë në ‘Miss Kosova’ isha më e sigurtë, e dija pak a shumë edhe si shkojnë konkurset e kisha pak më të lehtë. Ishte një transmetim televiziv, i drejtpërdrejtë kishte shumë vajza të bukura që merrnin pjesë sigurisht që edhe konkurrenca ishte e madhe”, u shpreh Vuthaj. /Lajmi.net/