Agnesa Vuthaj kujton babain në 8 vjetorin e vdekjes së tij

Agnesa Vuthaj ka kujtuar babain e ndjerë.

ShowBiz

18/03/2019 16:39

Modelja shqiptare, Agnesa Vuthaj ka kujtuar babain e ndjerë përmes një imazhi të publikuar në InstaStory, shkruan lajmi.net.

“Sot u bënë 8 vite, që kur u ndave nga jeta babai ynë i dashur! Sa do e dhimbshme dhe e vështirë të jetë vdekja, në këtë përvjetor nuk duam ta kujtojmë dhimbjen, por buzëqeshjen tënde plot jetë! Kujtimi për ty është një thesar andaj të kemi në mendje dhe zemër çdo çast. Njerëzit vdesin vërtetë atëherë kur harrohen. Të kujtojmë me mall”, ka shkruar ajo.

Ndër tjerash, Vuthaj vazhdon të jetë njëra nga femrat më të bukura e më të suksesshme shqiptare. /Lajmi.net/