Agnesa shprehet mirënjohëse për pjesëmarrjen në ngjarjen “Shpëto Jetë”

Përveç sukseseve në karrierë shumë nga fytyrat e njohura publike janë edhe human.

ShowBiz

22/05/2018 10:55

Ditë më parë ishte reperi nga Shqipëria, Noizy i cili kishte dhuruar shumë para për njerëzit në nevojë, në veçanti për të sëmurët, shkruan lajmi net.

Ndërkaq, së fundmi “Miss Kosova 2003”, Agnesa Vuthaj ka qenë pjesëmarrëse në ngjarjen “Shpëto Jetë” në Cyrih të cilët ngritën fonde për misionin “Aksioni për nëna dhe Fëmijë”, me qëllim të ndihmës së tyre.

Përmes një postimi që ka publikuar në Instagram, Vuthaj tregon misionin e organizatës dhe fton të gjithë të tjerët në ndihmë të atyre që kanë nevojë.

“Disa momente nga ngjarja “Shpeto Jete” ne Cyrih, ku u bashkuam per te ngritur fonde per misionin “Aksioni per Nena dhe Femije”, mision ky i cili ka ndihmuar mijera femije dhe nena qe nga viti 2009, duke dhene mbeshtetje per femijet qe vuajne nga leukemia, semundjet e zemres, astma si dhe semundje te tjera, permes mbeshtetjes direkte ndaj Klinikes se Gjinekologjise, Neonatologjise dhe Pediatrise ne Kosove. Ky mision poashtu ka influencuar dhjetera politika per te permiresuar kujdesin shendetesor per nena dhe femije. Une ndjehem mirenjohese qe kisha mundesine te jem pjese e kesaj ngjarje dhe te jap kontributin tim per @amckosovo dhe ju inkurajoj edhe juve te mbeshtetni femijet e Kosoves per nje te ardhme te shendetshme, te lumtur dhe te shendritshme ??”, ka shkruar ajo.

Duhet theksuar se Vuthaj, shquhet për jetën e saj dinamike dhe njihet si një sipërmarrëse tejet e zonja. /Lajmi.net/

Disa momente nga ngjarja “Shpeto Jete” ne Cyrih, ku u bashkuam per te ngritur fonde per misionin “Aksioni per Nena dhe Femije”, mision ky i cili ka ndihmuar mijera femije dhe nena qe nga viti 2009, duke dhene mbeshtetje per femijet qe vuajne nga leukemia, semundjet e zemres, astma si dhe semundje te tjera, permes mbeshtetjes direkte ndaj Klinikes se Gjinekologjise, Neonatologjise dhe Pediatrise ne Kosove. Ky mision poashtu ka influencuar dhjetera politika per te permiresuar kujdesin shendetesor per nena dhe femije. Une ndjehem mirenjohese qe kisha mundesine te jem pjese e kesaj ngjarje dhe te jap kontributin tim per @amckosovo dhe ju inkurajoj edhe juve te mbeshtetni femijet e Kosoves per nje te ardhme te shendetshme, te lumtur dhe te shendritshme ?? ? @rrimphotography

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on