AGK i reagon kryeministrit Haradinaj: Bëhu bashkëpunues, jo ofendues

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i dëshpëruar me deklaratat e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj i cili ironizoi me përgatitjen profesionale të gazetarëve. AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeministrit ndërkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend.