AGK dënon kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Berat Buzhala, i bën thirrje Kurtit të ndal gjuhën linçuese ndaj medieve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimit me jetë që i është bërë gazetarit Berat Buzhala. AGK përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se AGK e dënon fuqishëm këtë kërcënim me jetë dhe janë të alarmuar pas tij, shkruan lajmi.net. “Ai ka publikuar një mesazh që i ka ardhur në Facebook, nga…
Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimit me jetë që i është bërë gazetarit Berat Buzhala.
AGK përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se AGK e dënon fuqishëm këtë kërcënim me jetë dhe janë të alarmuar pas tij, shkruan lajmi.net.
“Ai ka publikuar një mesazh që i ka ardhur në Facebook, nga një qytetar i cili ka shkruar “Besen e Shqiptarit po ta jap se pat vra ty e do si ti se lo dije ditet e numrume i ki, jo vec pi meje po ke T’fala prej Popullit Kosovar”. Ky është një kërcënim shumë serioz që vë në rrezik sigurinë e Buzhalës dhe medies ku punon, dhe AGK-ja e fton Policinë e Kosovës që ta shqyrtojë seriozisht dhe urgjentisht rastin e të mbajë përgjegjës personin në fjalë”, ka shkruar AGK.
AGK ka bërë thirrje ndaj kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve të tij që të ndalin gjuhën linçuese ndaj medieve në Kosovë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: