Agjenti mohon transferimin e Bale te United

Agjenti i Gareth Bale, David Manasseh ka mohuar një transferim të mundshëm të klientit të tij te skuadra e Manchester United, duke thënë se këto gjëra janë vetëm spekulime.

Sport

12/11/2014 13:08

Agjenti i Gareth Bale ka thënë se spekulimet që klienti i tij do të transferohet te Manchester United nuk janë farë të vërteta, pasi një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Spekulimet e transferimit te Bales te Manchester United janë plotësisht të pavërteta. Gjërat janë duke shkuar mirë në Real Madridi dhe ne do vazhdojmë të qëndrojmë këtu”, ishin fjalët e agjentittë Bale.

Ditëve të fundit, nëpër media është duke qarkulluar lajmi se Bale do të shkojë te United, ndërsa Di Maria do të rikthehet në Real Madrid.

Sidoqoftë, këto gjëra mbeten vetëm spekulime të mediave angleze, pasi si duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë.