Agjenti: Mascherano dëshiron transferimin në Serie A
Agjenti i Javier Mascheranos ka konfirmuar se klienti i tij e dëshiron transferimin në Serie A.

Sport
Agjenti ka konfirmuar se Javier Mascherano dëshiron transferimin te skuadra e Juventusit.
“Në disa javët e fundit, unë kam biseduar me Mascheranon dhe Timer, njërin nga agjentët e tij”.
“Ata kanë kërkuar nga unë që të gjej një skuadër të mirë nga Serie A, sepse Mascherano dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Eurpë duke fituar diçka me ndonjë skuadër italiane”, tha agjenti për Gazzetta dello Sport.
Përndryshe, Juventusi ka shprehur interes për transferimin e argjentinasit, i cili shihet si zëvendësues i Sami Khediras i cili është lënduar dhe do të mungojë dy muajë.