Agjenti: Ibra do të largohet nga PSG

22:56 | 5 Mars 2015

Ibrahimovic

Agjenti i Zlatan Ibrahimovicit, Mino Raiola ka ndezur një shkëndijë rreth së ardhmes së klientit të tij, duke thënë se ai nuk e ka ndërmend ta përfundojë karrierën te skuadra e PSG-s.

Mino Raiola është i bindur se Zlatan Ibrahimovic do të luajë diku tjetër para se të pensionohet nga skuadra e PSG-s.

“Zlatan ende ka një vit e gjysmë në kontratën e tij”, tha Raiola për RMC.

“Ai është i lumtur në Paris, ku dëshiron të japë më të mirën e tij, edhe pse kishte disa probleme këtë vit”.

“Sidoqoftë, për Ibrën, e ardhmja është e shkurtër. Nuk e di nëse do ta përfundojë karrierën te PSG. Unë mendoj se ai mund të luajë deri në moshën 42 apo 43 vjeçare por nuk e di nëse do të qëndrojë deri atëherë te PSG”, përfundoi Raiola.