Agjenti i Perisic niset drejt Bayern, pritet zyrtarizimi i marrëveshjes

Bayern Munich është shumë afër transferimit të Ivan Perisic.

Sport

10/08/2019 22:17

Kampionët e Bundesliga janë në kërkim të një anësori, pasi Arjen Robben dhe Franck Ribery janë larguar nga skuadra.

Dëshira primare e bavarezëve ishte Leroy Sane, por negociatat me të kanë ngecur dhe skuadra ka kthyer vëmendjen kah ylli i Inter, Ivan Perisic.

Agjenti i lojtarit do të udhëtojë drejt Gjermanisë, për të mbyllur marrëveshjen që dërgon kroatin tek Bayern për shumën e 5 milionë eurove, në formë huazimi.

Marrëveshja përfshinë edhe të drejtën e Bayern për blerje, nëse ata paguajnë 25 milionë euro.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet në dy ditët në vazhdim. /Lajmi.net/