Agjenti i Neymar e kritikon babain e lojtarit

Agjenti i Neymar, e ka kritikuar babain e lojtarit, për ndikimin që e ka pasur në kalimin e Neymar te Barcelona, duke thënë se Real Madrid do të ishte zgjidhja e duhur për të.

Sport

28/09/2015 20:26

Agjenti, Wagner Ribeiro, ka theksuar se Neymar nuk do t’i kishte problemet e ngjashme të cilat i ka te Barcelona, në Real Madrid dhe e ka porositur babain e lojtarit që ta lë Neymarin të qetë për disa vite.

“Unë i kam thënë babait të Neymarit që të marr parat e tij, të mbyllë kompanitë e tij dhe të jetoj në brigjet e Mesdheut me familjen e tij dhe kështu ta lejoj djalin e tij të luaj për disa vite futboll në Evropë, mundësisht në Real Madrid”, ka thënë Riberio.

Neymar akoma nuk ka nënshkruar kontratë me blaugranët, ndërsa Manchester United ka shprehur interesim për të.