Agjenti i Lautaros trondit Interin: E shoh te Barcelona

23:35 | 11 Shtator 2019

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez nuk mund të ndalojë së shënuari me Argjentinën dhe agjenti i tij rrëfeu “do të ishte e mrekullueshme ta shohësh atë të luante me Leo Messin te Barcelona”.

‘El Toro’ shënoi një het-trik kundër Meksikës në miqësore, që do të thotë se ai ka shënuar 12 gola në 14 paraqitje me ‘Albiçelestët’.

“Do të ishte e mrekullueshme ta shohim atë duke luajtur me Leo Messi te Barcelona”, tha agjenti Beto Yaque për TyC Sports, transmeton lajmi.net.

“Është mirë që ta shohësh atë të luajë ashtu, aq i qetë dhe i lumtur. Ai ka kontroll të jashtëzakonshëm në prekjen e tij të parë dhe kjo e bën shumë të vështirë për mbrojtësit ta kapin atë”, përfundoi ai.

Ndërkohë, Interi dhe Barcelona do përballen me njëra tjetrën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/