Agjenti i Lautaro: Martinez është i lumtur në Inter

Agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano, këmbëngul se klienti i tij është i lumtur në Inter, pavarësisht lajmeve që e lidhin atë me Manchester United dhe Barcelonën.

Sport

24/02/2022 13:04

“Lautaro Martinez është i lumtur në Inter”, ishin fjalët e Camano për, përcjell lajmi.net.

Tutje ai tha se Martinez është i fokusuar të ndihmojë ekipin dhe pavarësisht që nuk ka shënuar gol kohëve të fundit ai do rikthehet të tund rrjetën.

“Ai dëshiron të ndihmojë dhe dëshiron që fansat të jenë të lumtur. Ai nuk ka shënuar shumë gola kohët e fundit, por është vetëm një proces dhe do t’i rikthehet shënimit, kjo është e sigurt”, shtoi ai.

Sulmuesi argjentinas e zgjati kontratën me Nerazzurrët në tetor, por nuk ka arritur të gjejë golin në asnjë ndeshje të luajtur në 2022 deri më tani.

24-vjeçari ka shënuar 12 gola në 33 paraqitje me kampionët e Serie A këtë sezon../Lajmi.net/