Agjenti i Hysajt befason: Ancelotti po e shkatërronte atë

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Guiffredi, ka deklaruar se shqiptari po e humbte vetëbesimin nën drejtimin e trajnerit italian, Carlo Ancelottit.

Sport

18/02/2020 11:09

Reprezentuesi i kombëtarës së Shqipërisë pati shumë probleme të ambientohet në skemat e Ancelottit gjatë kohës sa tekniku po drejtonte Napolin.

Mbrojtësi anësor nuk luante rregullisht nën urdhërat e 60-vjeçarit, përkundër situatës së tanishme në të cilën 26-vjeçari ka gjetur vazhdimësinë me trajnerin e ri, Genaro Gattuso.

Agjenti i lojtarit thotë se Ancelotti ishte shkaktari për mungesën e formës së mirë të klientit të tij.

‘’Ancelotti shkatërroi vetëbesimin e tij (Elseid Hysajt). Ai humbi të gjithë sigurinë që kishte’’, deklaroi italiani për Radio Punto Nouvo, transmeton lajmi.net.

‘’Ai (Ancelotti) nuk bëri punë të mirë te Napoli dhe duhej të shkarkohej shumë më herët. Nuk dua të flas rreth marrëdhënieve të tij me lojtarët, por e di që shumë lojtarë ishin të pakënaqur me të në stol’’, përfundoi agjenti.

Hysaj, që prej ardhjes së Gattusos te napolitanët, po luan rregullisht dhe është i padiskutueshëm në formacionin startues. /Lajmi.net/