Agjenti i Dembeles synon ta transferojë klientin e tij në Premier Ligë

Sulmuesi francez duket se do të largohet nga Barcelona.

Sport

30/11/2021 23:23

Ousmane Dembele ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që i skadon në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave spanjolle, futbollisti është i interesuar të mbetet te Barça, por agjenti i tij po këmbëngul që ai të largohet verën e ardhshme si lojtar i lirë.

Thuhet se agjenti i Demebeles, e ka ofruar atë tek disa ekipe angleze dhe shumë lehtë ai mund ta vazhdojë karrierën në Premier Ligë.

Man Utd thuhet se është skuadra më e interesuar për shërbimet e francezit, ndërsa në garë për të ështe edhe Chelsea

24-vjeçari, edhe këtë sezon po përballet me shumë lëndime dhe ka luajtur vetëm tri ndeshje me Barçën në të gjitha garat. /Lajmi.net/