Agjenti i Dembele ‘përmbledh’ Barcelonën: Nuk mund të na shantazhoni

Ousmane Dembele duket se përfundimisht ka ndarë rrugët me Barcelonën, pas fjalëve të fundit të agjentit të tij.

Sport

18/01/2022 18:31

Një një prononcim për RMC Sport, Moussa Sissoko, agjent i Ousmane Dembele ka thënë se Barcelona po e humb vet anësorin francez.

Sipas Sissoko, Barca po ushtron presion dhe po tenton shantazh të lojtarit duke i thënë se nuk do të ketë minuta gjashtë muaj nëse nuk rinovon kontratën.

“Po ushtrojnë presion, por nuk funksionon me njerëz sikur ne. Ndoshta funksionon me agjentë që janë të afërt me Barcelonën. Ky nuk është rasti ynë, jam këtu për interesin e lojtarit”, ka thënë Sissoko, transmeton lajmi.net.

“Po, ne kemi kërkesa të larta, por ne kemi treguar në të kaluarën se karriera e Ousmane nuk drejtohen nga paratë. Nuk ka negociata me Barcelonën, ka kërcënime se ai nuk do të luajë. Kjo nuk lejohet”, shtoi francezi.

“Nuk e dimë çfarë do të bëjmë. Asgjë s’është vendosur, por menaxhmenti po e humb Ousmane vet”, ishin fjalët e agjentit të Dembele.

Sot kishte disa raportime nga Toni Juanmarti se Dembele i ka thënë Xavit se dëshiron rinovimin e kontratës. /Lajmi.net/